27.05.2021
Hipermarketet kanë nxjerr fletushkat e reja me gamë të gjerë zbritjesh dhe platforma SaKushton i ka analizuar e krahasuar çmimet. Ofertat në hipermarket Viva Fresh Store, ETC, Interex dhe Superviva vlejnë nga 28 maji deri më 3 qershor.
Nis rënia e çmimit të vajit të lulediellit
Për disa javë, hipermarketet nuk ofruan vaj luledielli në aksion, meqë çmimi i tij preku “kulmin”, duke shkuar në 1.75 euro për litër. Këtë javë, dy hipermarkete ofrojnë vaj me zbritje. Viva Fresh Store ofron vajin Flowera me çmim 1.35 euro për 905 ml, kurse Superviva ofron vajin Premium, 1L për 1.45 euro. ETC ofron vaj ulliri të klasit të dytë (pomace) për 2.49, kurse Interexi vaj të përzieri luledielli e ulliri Basso për 1.95 euro.
Mish viçi, pule dhe të përpunuar
Viva Fresh Store ofron qofte e qebaba për 3.49 euro kg; suxhuk shtëpiak Apetit 2.89 euro për kg; mish viqi me kocka 3.79 euro për kg; kofshë pule Sara 1.65 euro për kg; dhe salsiçe Wudy 1.89 euro për kg.
ETC ofron qebaba e qofte me të njëjtin çmim për kg – 3.49 euro; suxhuk shtëpiak ETC 4.49 euro për kg; kofshë pule Sara 1.49 euro për kg; dhe salsiçe industriale 0.99 euro për kg.
Interex ka nxjerr në aksion mishin e bluar me çmim 3.49 euro për kg, suxhukun Apetit 2.89 euro për kg; kofshë pule Sara 1.59 euro për kg; salsiçet (3+1) 100 gramëshe për 0.79 euro.
Superviva ofron paketim 0.5 kg të mishit të bluar për 1.19 euro, kofshë pule Apetit 1.59 euro për kg; suxhuk Medina 1.95 euro për kg; dhe salsiçe Wudy me djath, 150 gr për 0.59 euro.
Pra , mishi i bluar më i lirë mund të blihet në Superviva, sikurse edhe suxhuku. Kofshat e pulës më të lirat gjenden në ETC, sikurse edhe salsiçet, ndonëse industriale.
Qumështi dhe produktet e tij
Viva Fresh Store ka në aksion qumështin Vita 1.6 për qind yndyrë me çmim 0.69 euro për litër; ajranin Vita 0.49 euro, djathin zdenkë President 280 gr 1.09 euro; dhe djathin Kabashi, 5.99 euro 2 kg.
ETC ofron dy lloje të qumështit me çmim 0.69 për litër, Vita 1.6 për qind yndyrë dhe “Mleko”. Ajrani Abi kushton 0.55 euro L; kurse djathi Drelaj (Rugove) mund të blihet për 3.69 euro në paketim 800 gr, e që kilogrami i bie 4.6 euro.
Interex ofron qumështin Perfetto 0.69 euro L; jogurtin Top Budget 0.55 euro L, djath zdenkë Big Pack 360 gr, 1.75 euro; dhe djath Sharri në paketim 800 gr për 4.69 euro, që kilogrami i bie 5.85 euro.
Superviva ofron qumështin Milkos për 0.59 euro; ajranin Vita për 0.49 euro; dhe djath dhie Korab në paketim 300 gr për 1.49 euro, që kilogrami i bie 4.95 euro.
Pra, qumështi më i lirë mund të blihet në Superviva, ajrani më i lirë në Viva Fresh Store e Superviva dhe djathi në Viva Fresh Store.
Miell, sheqer e oriz
Viva Fresh Store ofron miell Finnesa tip-400 në paketim 5 kg për 2.69 euro; sheqer Agrokor 5 kg për 2.89 euro dhe oriz Perfetto 800 gr për 0.99 euro.
ETC ka në ofertë miell Dellino tip-400 në paketim 5 kg për 1.79 euro; sheqer Premium në paketim 5 kg për 2.79 euro; dhe oriz Riso Andrea në paketim 800 gr për 0.79 euro.
Interex ofron miellin Top Budget tip-400 në paketim 25 kg për 7.49 euro; sheqerin Agrokor në paketim 5 kg për 2.87 euro; dhe orizin Top Budget 800 gr për 0.79 euro.
Superviva nuk ka miell në aksion, por ka sheqer e oriz. Ofron sheqerin Premium në paketim 5 kg për 2.85 euro; dhe orizin Koqani në paketim 800 gr për 0.87 euro.
Pra, mielli dhe sheqeri më i lirë mund të blihen në ETC, kurse orizi më i lirë në ETC dhe Interex.
Koha për piknik – skarat në aksion
Hipermarketet mes shumë produkteve kanë nxjerr edhe skara në aksion. Skara më e lirë, pa shikuar kualitetin, mund të blihet në Interex, për 4.99 euro. Në Viva Fresh Store mund të bleni skarë për 9.99 euro; kurse në ETC për 11.90 euro. Në Superviva nuk ka skarë, të paktën jo të reklamuar në fletushkë.