29.07.2021
Hipermarketet kanë nxjerr fletushkat e reja me shumë zbritje për javën në vijim. Viva Fresh Store, ETC, Interex dhe Superviva ofrojnë qindra produkte me zbritje për periudhën 30 korrik – 5 gusht dhe platforma SaKushton i ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Verë e kuqe ose e bardhë – kurrë më lirë
Këtë javë tri hipermarkete kanë nxjerr verëra në zbritje. Viva Fresh Store ofron verën e kuqe dhe të bardhë të brendit Stone Castle në shishe 0.75 L për 1.25 euro.
Në ETC, të njëjtën verë mund ta bleni për 1.49 euro; ndërkohë në Interex ofrohet vera e brendit Suhareka, e bardhë ose e kuqe për 1.39 euro. Në Superviva, nuk ka verë në zbritje, të paktën jo në fletushkë.
Vera më e lirë për këtë javë mund të blehet në Viva Fresh Store.
Çmimi i vajit po stabilizohet
Vaji mbetët i shtrenjtë krahasuar me periudhën e para disa muajve kur blehej me më pak se 1 euro litri, por megjithatë çmimi i tij po stabilizohet krahasuar me periudhën e para pak javëve kur një litër kushtonte deri në 1.75 euro.
Në Viva Fresh Store, një shishe vaj 905 ml Biser mund të blehet për 1.25 euro. Në Interex ofrohet vaji Sofra në shishe 850 ml për 1.19 euro; ndërkohë në Superviva ofrohet vaji luledielli Premium 1L për 1.29 euro.
Në ETC nuk ka vaj në ofertë, të paktën jo në fletushkë.
Pra, vaji më i lirë mund të blehet në Superviva, nëse çmimi llogaritet për litër.
Mish i freskët
Në Viva Fresh Store ofrohen disa lloje të mishrave. Mish viçi tul kushton 4.99 euro kg, ndërkohë mishi i brinjëve bashkë me kockat kushton 3.79 euro kg. Qebapa e pleskavica mund të bleni për 3.49 euro kg.
Në ETC, mish tul të llojit Sote mund të bleni për 5.99 euro kg, ndërkohë mish qafe me asht për 3.79 euro kg. Qoftet kushtojnë 3.99 euro kg.
Në Interex, nga mishi i papërpunuar ofrohet vetëm ai i bluar i brendit Apetit. Paketimi 0.5 kg kushton 1.15 euro, që kilogrami i bie 2.30 euro.
Superviva ofron vetëm produkte nga mishi, jo edhe mish të freskët.
Nëse kërkoni mish me kocka apo edhe tul, atëherë më të lirët i gjeni në Viva Fresh Store. Ndërkohë mishi i bluar më i liri është në Interex.
Qumësht e produkte të tij
Në Viva Fresh Store, qumështi më i lirë është ai brendit “Moja Kravica” me yndyrë 3.2% dhe kushton 0.69 euro. Jogurti Vita 1L kushton po ashtu 0.69 euro, ndërkohë nga djathi, me zbritje ofrohet ai Kabashi, që një paketim 800 gr kushton 2,89 euro. Një kg i bie 3.61 euro.
Në ETC, qumështi më i lirë është ai EFI me 3.2 % yndyrë dhe kushton 0.59 euro. Nga jogurti ofrohet ai i brendit Drena, që një litër kushton 0.79 euro, kurse djathi në zbritje është ai i firmës Bylmeti. Një paketim 2 kg kushton 7.49 euro. Një kg i bie 3.75 euro.
Interexi ofron qumështin Dukat 2.8% yndyrë me çmim 0.69 euro. Ofron edhe jogurtin Ajka 1L në ambalazh të plastikës për 0.55 euro, ndërkohë djathi Ajka në paketim 2 kg kushton 5.99 euro, e që një kg i bie 3 euro.
Superviva ka në zbritje qumështin Bimilk 2.8% yndyrë me çmim 0.69 euro. ofron edhe jogurtin Bimilk për 0.79 euro litrin. Djathë të bardhë nuk ka nxjerr në ofertë këtë javë.
Sipas kësaj, qumështi më i lirë mund të blehet në ETC, kurse jogurti e djathi në Interex.
Pastat
Këtë javë, hipermarketet u kanë dhënë rëndësi edhe llojeve të ndryshme të pastave.
Kështu, Viva Fresh Store ofron makarona Italianno për 0.39 euro për paketim 0.5 kg.
Në ETC, nga pastat më të lirat janë shpagetat Pi-Ki. Paketimi 400 gr kushton 0.45 euro.
Në Interex ofrohen makarona Sentella në paketim 350 gr për 0.29 euro, kurse në Superviva shpagetat Coop 500 gr për 0.55 euro.
Nëse çmimim nxjerret për kg, atëherë pasta më e lirë mund të blehet në Viva Fresh Store.
Detergjent për rroba
Pjesë e rëndësishme e ofertës janë edhe produktet higjienike. Viva Fresh Store ofron detergjent për rroba Merix në paketim 8 kg për 5.99 euro.
ETC ofron detergjentin Duel, po ashtu 8 kg dhe 5.99 euro. Në Interex ofrohet detergjenti Top Budget në paketim 6 kg për 2.99 euro, kurse në Superviva ofrohet detergjenti Bioaktiv 3 kg për 2.39 euro.
Pavarësisht brendit dhe cilësisë, detergjenti më i lirë mund të blehet në Interex.
Shfletoni komplet fletushkat:
Viva Fresh Store, ETC, Interex, Superviva