08.07.2021
Hipermarketet, si çdo javë, kanë nxjerr fletushkat e reja shumë produkte në zbritje. Aksioni në Viva Fresh Store, ETC, Interex e Superviva vlen nga 9 korriku e deri më 15 korrik dhe platforma SaKushton i ka analizuar e krahasuar çmimet.
File peshku 1.99 euro
Në Interex, këtë javë mund të bleni file peshku për 1.99 euro kg. Peshk në aksion ka edhe në ETC, por jo file. Në ETC mund të bleni peshkun e llojit Merluc për 2.99 kg. Në Viva Fresh Store e Superviva nuk ofrohet peshk në fletushka.
Ullinjë të ndryshëm në aksion
Në Viva Fresh Store mund të bleni ullinjtë e njohur Kallamata, për 2.99 euro kg. Në ETC gjeni ullinjë të gjelbër në kavanoz 570 gr për 0.79 euro, që kilogrami i bie 1.38 euro. Interex e Superviva nuk kanë nxjerr ullinjë në aksion.
Mish dhe produkte të tij
Në Viva Fresh Store, kilogramin e qofteve dhe pleskavicave mund ta bleni për 3.39 euro. Mund të bleni edhe suxhuk shtëpiak për 2.39 euro.
Në ETC mund të bleni qofte për 3.99 euro kg, pastaj suxhuk ETC për 4.49 kg dhe mish të qafës me asht 3,79 euro kg.
Në Interex gjeni suxhuk shtëpiak Extra Beni për 2.39 euro kg dhe mish të bluar të brendit Apetit për 1.19 euro gjysmë kilogrami.
Në Superviva gjeni suxhuk Apetit 3.19 euro kg dhe qebapa Apetit 1.49 euro gjysmë kilogrami.
Suxhuku më i lirë mund të blehet në Viva Fresh Store dhe Interex, qebapat në Superviva, kurse mishi i bluar në Interex.
Bulmeti
Në Viva Fresh Store, këtë javë është qumështi Gala në aksion – 0.69 euro për litër. Nga bulmeti në këtë hipermarket, mund të bleni edhe djathë Drena në aksion. Paketimin 2 kg e gjeni për 6.15 euro, që kilogrami i bie 3.08 euro.
Në ETC, këtë herë në aksion është qumështi pa laktozë Wydojone, litri i të cilit kushton 0.79 euro. Gjeni edhe djathë Rugove në paketim 800 gr për 3.15, e që kg i bie 3.93 euro.
Në Interex është qumështi Gala në aksion, 0.69 euro L. Nga djathi në aksion është ai i llojit krishkë, 1.69 euro kg.
Superviva ka nxjerr qumështin Vita në aksion – 0.79 euro L. Nga djathi është ai i deleve Korab në paketim 300 gr që kushton 1.75 euro, e që kilogrami i bie 5.83 euro.
Qumështi më i lirë këtë javë është në Viva Fresh Store dhe Interex.
Produkte bazike: miell, sheqer, oriz e vaj
Në Viva Fresh Store ofrohet mielli Finnesa tip-400 në paketim 5 kg për 2.69 euro. Në aksion gjeni edhe orizin Sant Andrea në paketim 800 gr për 0.89 euro dhe sheqerin e kaftë 900 gr për 1.79 euro.
Në ETC ofrohet mielli Euro Ver tip-400 në paketim 5 kg për 1.79 euro, pastaj orizi Cristallo në paketim 5 kg për 5.39 euro.
Në Interex gjeni miell Molitoria tip-400 në paketim 5 kg për 1.79 euro, pastaj sheqerin Beta në paketim 5 kg për 2.89 euro dhe orizin Beta në paketim 800 gr për 0.79 euro.
Në Superviva, nga produktet bazë ofrohet vetëm orizi Mondina në paketim 800 gr për 0.89 euro.
Pra, mielli më i lirë mund të gjendet në ETC dhe Interex, derisa orizi në paketim 800 gr në Interex.
Detergjente
Në Viva Fresh Store, nga detergjenti i rrobave në lirim është ai i brendit Ariel, ku 2 kg kushtojnë 3.95 euro.
Në ETC janë disa lloje të detergjenteve në aksion, por më i liri është Duel në paketim 3 kg, që kushton 1.99 euro.
Në Interex, ofrohet detergjenti Merix në paketim 3 kg për 2.29 euro, kurse në Superviva mund të bleni 3 kg detergjent Diell për 1.59 euro.
Detergjenti më i lirë, pavarësisht cilësisë, gjendet në Superviva.
Birra 0.39 euro
Në Interex e Superviva vazhdojnë të jenë në aksion birrat “e Evropianit të futbollit”.
Në Interex gjeni birra Beck’s 250 L për 0.49 euro, kurse birra Prishtina 0.33 L për 0.39 euro.
Në Superviva, në aksion janë birrat Peja 0.33 L – 0.45 euro.
Freskohu me akullore familjare
Viva Fresh Store ofron disa lloje të akulloreve familjare në paketim 900 ml për 0.99 euro. Ofrohen vanilje, çokollatë dhe dredhzë.
Në Interex ofrohet paketimi i akulloreve “multi-pack” 225 gr për 0.99 euro.
Shfleto fletushkat e kësaj jave:
Viva Fresh Store, ETC, Interex, Superviva