Troftë e pastruar, 3.99 euro kg – ofertat e hipermarketeve 6-12 gusht

05.08.2021

Shperndaje:

Hipermarketet kanë nxjerr fletushkat e reja me qindra zbritje. Viva Fresh Store, ETC, Interex e Superviva ofrojnë zbritje për periudhën 6 gusht – 12 gusht dhe platforma Sakushton i ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Ofertë e madhe e peshkut

Mes shumë llojeve të mishit që ofrojnë hipermarktet këtë javë, vend të rëndësishëm zë edhe peshku.
Në ETC, ofrohet trofta e pastruar dhe një kg kushton 3.99 euro.
Interexi ofron dy lloje të peshkut. File peshku, që 1 kg kushton 1.99 dhe peshkun e llojit Hake, e paketimi 800 gr kushton 2.29. Një kg i bie 2.86 euro.
Në Superviva nuk ka peshk në ofertë, derisa Viva Fresh Store ofron vetëm tuna në kanaçe. Kanaçja me 185 gr kushton 0.69 euro.

Suxhuk shtëpiak

Viva Fresh Store, këtë javë ofron suxhuk shtëpiak të brendit Premium për 2.99 euro kilogramin.
Mund të gjeni edhe mish viçi të freskët për shniclle, për 5.99 euro kg.
Në ETC, ofrohet suxhuku shtëpiak që e prodhon vetë kompania. Një kg suxhuk kushton 4.49 euro. Në këtë hipermaket mud të bleni edhe brinjë me asht me zbritje – 3.79 euro kg dhe mish të llojit Rosbif për 6.49 kg.
Në Interex, e gjeni suxhukun shtëpiak Buquku. Një kg kushton 3.29 euro.
Këtë javë, suxhuku më i lirë shtëpiak mund të blehet në Viva.

Qumësht dhe produkte të tij

Këtë javë, Viva Fresh Store ka në ofertë qumështin Dukat dhe për 1 litër ju duhet të paguani 0.65 euro. Në ofertë është edhe jogurti Bimilk – 0.75 euro për litër. Nga djathi, në ofertë është zdenka President, që një komplet me dy rreshta, 280 gramë gjithsej, kushton 1.09 euro.
ETC ka nxjerr qumështin Bitolsko në ofertë – 0.69 euro për litër. Jogurtin Drena, 1L, mund ta bleni për 0.55 euro, derisa me ofertë ofrohet edhe djathi Rugovës – 3.25 për paketimin 800 gr, e që kilogrami i bie 4.06 euro.
Në Interex, qumështi më i lirë është Sole, 0.65 euro për litër. Me çmim të mirë mund të bleni edhe djathë Bianco. Paketimi 1.5 kg kushton 3.19 euro, që kilogrami i bie 2.12 euro.
Superviva ofron qumështin Bitolsko për 0.69 euro litrin. Me të njëjtin çmim ofron edhe jogurtin Vita, derisa zdenkën President 280 gr mund ta bleni për 1.59 euro.
Për këtë javë, qumështi më i lirë është në Interex, djathi në Superviva, kurse zdenka në Viva Fresh Store.

Vaj, miell e oriz

Nga produktet bazë, në Viva Fresh Store mund të bleni vaj Flowerra në shishe 905 ml për 1.25 euro, pastaj miell tip-400 Dellino në paketim 5 kg për 1.79 euro dhe oriz Perfetto 800 gr për 0.99 euro.
ETC nuk ka vaj në aksion, por ka miell të brendit Sofra tip-400 në paketim 25 kg për 7.49 euro. Orizi në paketim 3.8 kg Ducato di Montova kushton 4.49 euro.
Në Interex, ofrohet vaji Floil në shishe 905 ml për 1.25 euro, pastaj orizi Piso Italia në paketim 700 gr për 0.59 euro dhe miell Dellino tip-400 në paketim 5 kg për 1.79 euro.
Superviva ofron vajin Premium në shishe 1L për 1.33 euro, miellin Dellino tip-400 në paketim 5 kg për 1.85 euro dhe orizin Mondina 700 gr për 0.79 euro.
Vaji më i lirë është në Superviva, mielli në ETC nëse blehet me shumicë, kurse orizi në Interex.

Lëngje të brendeve vendore e ndërkombëtare

Në Viva Fresh Store këtë javë ofrohet çaji i ftohtë në shishe 1.5L Jana për 0.65 euro.
ETC ofron lëngun multivitamin të Pfannerit në paketim 2L për 1.99 euro si dhe lëngjet Eko të llojeve të ndryshme për 0.79 euro.
Në Interex e gjeni lëngun multivitamin të Pfannerit në paketim 2L për 1.59 euro, derisa lëngjet Vitaminka në paketim 1.5 litra për 0.59 euro.
Superviva ka nxjerr në ofertë lëngjet Jaffa në paketim 2L për 0.86 euro dhe lëngjet Frutti 1L për 0.55 euro.

Shfleto komplet fletushkat:
Viva Fresh Store, ETC, Interex, Superviva