Cila është kartela më e mirë e kredisë në Kosovë ?

03.02.2021

Shperndaje:

Sakushton ka bërë një llogaritje se cila mund të jetë kartela e kredisë më e levërdishmja për një konsumator Kosovarë duke llogaritur shpenzimet e supozuara për një qytetarë kosovarë për 1 vit. 

Llogaritja është bërë për shpenzimet në vijim, 1000 euro në vjet shpenzime ndërkombtare duke përfshi edhe ato në Internet, një pagesë e vonuar pa penallti për shumën prej 500 euro për 90 ditë, një pagesë e vonuar prej 500 eurosh për 60 ditë me penallti, një tërheqje kesh prej 500 eurosh dhe 2500 euro të shpenzuara në pikat e shitjes ku paguhet me kredit kartelë dhe mirret bonus. 

Një gjë duhet pasur parasyshë se ProCredit Bank nuk ka kartelë krediti por ka vetëm “Kartele debiti me pagesë të shtyer”. Me teknologjinë e kësaj kartele nuk ka pagesë minimale dhe kamata me dënim apo penallti fillon menjëherë pas ditës së parë dhe ajo është 36 për qind në muaj. 

Sipas llogarisë së Sakushton me këtë përdorim të kredit kartelës kostoja më e ulët është me kartelen Starcard the bankës TEB ku shpenzimet dhe kamatat për këtë përdorim do të jenë 71.28 Euro, ndërsa banka më e shtrenjtë del Procredit Bank (PCB). Njëra ndër arsyet pse PCB del më së shtrenjti është se ata nuk kanë kartelë të vërtetë të kredisë. 

Krahasimi i plotë i pamundur 

Gjatë analizës së Sakushton është gjetur se krahasimi i plotë është i pamundur për arsye se bankat kanë ngarkesa për shërbime të ndryshme të cilat bankat tjera nuk i ofrojnë. Për shembull TEB ka një çmim për kalimin e limitit të kartelës së kredisë që do kushtojë 2 euro, përderisa bankat tjera nuk e lejojnë këtë gjë. Gjithashtu në shpenzimet e kartelës së kredisë përfshihet edhe kostoja e këmbimit valutor e cila në disa banka duke përfshi edhe Raiffeisen Bank është 2 për qind që është një shumë e lartë. Gjithashtu disa banka kanë kosto të lartë të shërbimeve siç është pagesa e borgjit në ndërtesë të bankës pra jo me e-banking. 

Bonusi 

Nga të gjitha bankat TEB, Raiffeisen … japin bonus për shpenzimet me kartelë te blerësit e ndryshëm në Kosovë. Lartësia e bonusit ndryshon nga shitorja në shitore dhe ndryshon edhe për llojin e kredit kartelës. Për shembull TEB ka tri lloje të ndryshme dhe bonusi ndryshon nga 0.5 për qind deri në 20 për qind. Raiffeisen bonusin e ka nga 0.5 deri në 1 për qind. Për këtë llogaritje bonusi është vlerësuat 0.75 për qind për të dy bankat. 

Mirëmbajtja 

Mirëmbajtja për kredit kartelë ndryshon prej 12 deri në 20 Euro. Mirëpo duke pasur parasyshë çmimet e shërbimeve të tjera kjo edhe nuk është një shumë e lartë.

Për më shumë çqmime bankash klikoni këtu

Tabela