Çfarë modeli të Iphone mund të blini me 500 – 700 €

21.12.2021

Shperndaje:

Jeni adhurues i brendit Apple, por nuk keni para të blini modelet e fundit të Iphone që shkojnë mbi 1000 euro!

Klik –k’qyre n’Sakushton: Iphone

Platforma SaKushton ka analizuar çmimet dhe “ju ndihmon” në përzgjedhjen e Iphonet tuaj më të lirë.

Sot në tregun online mund të gjeni disa modele të vitit 2020 që mund t’i blini me 500 deri në 700 euro.

Modeli më i lirë mbi çmimin e përcaktuar, është Iphone SE 2020. E gjeni te Gjirafa50 për 534.24 euro. Ka 3 GB memorje dhe 64 hapësirë të brendshme. Ka dy kamera, 12 Mp dhe 7 Mp që ju mundësojnë të kapni imazhe perfekte.

Në Gjirafa50 mund të blini Iphone SE me më shumë memorje të brendshme – 128 Gb, por duhet të ndani mes 604.80 euro e 614.50 euro, varësisht nga ngjyra që zgjidhni: e bardhë, e kuqe dhe e zezë.

Në Neptun gjeni po ashtu Iphone SE/2020 me 3 Gb memorje dhe 64 Gb hapësirë të brendshme. Çmimi është 599 euro.

Ndërkohë në dyqanin eGjeta ofrohen dy modele tjera të Iphone, me paratë që keni vendosur të shpenzoni 500-700 euro.

Iphone 11 Pro e gjeni për 560 euro, kurse Iphone 11 Pro Max për 650 euro. Të dy janë kanë nga 64 Gb hapësirë të brendshme dhe shitësi specifikon se celularët janë të përdorur.