Car charger – ku e gjeni më së liri

30.12.2021

Shperndaje:

Është pothuajse domosdoshmëri që çdokush të mbajë një mbushës telefoni në veturë. Dhe nëse kërkoni një “car charger” që u kryen punë, atëherë duhet të ndani mbi 10 euro.

Klik –k’qyre n’Sakushton: Car charger

Platforma SaKushton ka krahasuar çmimet e mbushësve të telefonit në vetura dhe me të shtrenjtat në tregun online sillen rreth 30 euro.

Mbushësi më i lirë mbi 10 euro, mund të blihet në Aztech. Kushton 10.99 euro, është i brendit Remax dhe vjen pa garanci nga shitësi.

Në eGjeta mund të blini për 11.90 mbushësin ACME 106, ndërkohë për 10 cent më shtrenjtë të njëjtin e blini edhe në Gjirafa50.

Në 75Mall e gjeni mbushësin e brendit Xiaomi për 14.90 euro. Ka 2 porte USB dhe tregues LED.

Në fakt, zgjidhjet janë pa fund, sidomos në eGjeta dhe Gjirafa50.

Mbushësin më të shtrenjtë në tregun online e gjeni në Gjirafa50. Është i brendit Samsung dhe kushton 30.36 euro. Ka dy porte USB, 45 watt fuqi dhe gjatësi të kablos 1.5 metër.