04.03.2022
Nëse jeni sportistë, atëherë pashmangshëm se iu duhet një çantë sportive.
Varësisht se çfarë sporti praktikoni, por në të shumtën e rasteve iu duhet një çantë e madhe që vihet përmes ripit të madh në njërin krah, pra nuk bëhet fjalë për çanta të shpinës.
Në tregun online mund të gjeni disa lloje dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Çantën më të lirë sportive për shkuarje në stërvitje apo në ndeshje, e gjeni në 75Mall. Kushton 12 euro dhe ofrohen dy ngjyra: e kuqe dhe e zezë. Janë të të brendit WorldPack dhe prej pëlhure.
Në Gjirafa50, çantën më të lirë sportive për stërvitje e blini për 25.95 euro. Është e brendit AquaWave dhe është 46x20x25 cm e madhe. Në këtë dyqan online gjeni edhe çanta të brendeve Adidas, Nike e Puls, por më e shtrenjta është ajo Asics. Çanta është e zezë dhe ka çmim 36.78 euro.
Në 75Mall, çantën më të shtrenjtë e blini për 29.99 euro. Është e zezë dhe ka edhe rrotë të vogla përfundi, për çka nëse ndonjëherë keni peshë të madhe, mund edhe ta shtyni për pak metra.
Për të parë të gjitha ofertat, kliko KËTU