Çanta termo për piknik – zgjidh më të mirën

16.04.2024

Shperndaje:

Nganjëherë nuk ju mjafton çanta e thjeshtë për të marrë gjërat e për të dalë në shëtitje, në piknik apo edhe në plazh.

Ju duhet një çantë që mban ftohtësinë e produkteve apo edhe ngrohtësinë. E kjo bëhet me çanta termo, që nga brenda kanë një shtresë të veçantë alumini.

Në tregun online gjeni goxha zgjidhje dhe më së shumti ofrohen në rrjetin e dyqaneve Jysk.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Çantën më të lirë termo e gjeni pra, në Jysk. Kushton vetëm 2.25 euro. Është e gjatë 22 cm, e gjerë 16 cm dhe e thellë 15 cm. Është relativisht e vogël, por edhe çmimin e ka të tillë. I Gjeni disa ngjyra.

Çantë termo gjeni edhe për 3 euro dhe është pak më e madhe.

Nëse kërkoni çanta pak më të mëdha, atëherë ka edhe të tilla.

Për 15 euro, në Jysk  mund të porosisni çantën termo me dimensione: 34 cm e gjatë, 25 e gjerë dhe 26 cm e thellë. Po ashtu ofrohen disa ngjyra të çantave.

E për dy euro më shumë, mund të porosisni çantën që ka kornizë dhe dorëz metalike. Pra ju mundëson të vëni më shumë peshë në të. Është edhe më e madhe: 46 cm e gjatë, 29 cm e gjerë dhe 25 e thellë. E gjeni në Jysk.

Për të parë më shumë, kliko KËTU