Çajra të llojeve të ndryshme – ku i gjeni më së liri

26.01.2023

Shperndaje:

Në këtë kohë të viruseve sezonale, gjëja kryesore është të hani shëndetshëm dhe të pini sa më shumë lëngje. E kur bëhet fjalë për lëngjet, atëherë çaji, çfarëdo qoftë ai, zë vendin kryesor.

Në tregun online gjeni me dhjetëra e dhjetëra lloje të çajeve dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Në treg gjeni çaje me filtera, por edhe si pluhur në paketime të ndryshme, e që duhet ta kulloni.

Çajin më të lirë e gjeni në Maxi e-Shop. Paketimi i brendit Lyod, me çaj të gjelbër e shije limoni, kushton 0.59 euro. Paketimi i ka 20 qese.

Të njëjtin çaj në Begmart, që është edhe më i liri në këtë dyqan, e gjeni për 1.08 euro.

Për 1.20 euro, në Begmart, mund të porosisni çajet kamomil dhe mentë, po ashtu të brendit Loyd.

Për pak më shumë, 1.32 dhe 1.38 euro, në Begmart, gjeni edhe llojet e çajeve boronicë, frutali mali, brusnicë, pastaj për rritje të imunitetit dhe për qetësim të fytit, atëherë kur keni skuqje.

Në Spar, çajin më të lirë e gjeni për 1.39 euro. Është i brendit Teekanne dhe është çaj i zi. Në Spar, për 1.59 e gjeni çajin e po këtij brendit, por me fruta mali.

Çaj gjeni edhe në Gjirafa50. Më i lirë, është paketimi me çaj të gjelbër organik. Paketimi me 20 filtera kushton 1.46 euro.

Çaji më i shtrenjtë, hiç paketimeve të çajit “të rusit” që vjen në paketime të mëdha, është ai Nutra Relax, që e gjeni në Gjirafa50. Paketimi me 20 copë kushton 5.99 euro. Ndihmon për qetësim dhe për gjumë më të mirë.

Për më shumë, kliko KËTU