Çaj rusi “me zog” – ku e gjeni më së liri

13.10.2021

Shperndaje:

Nëse ju ka rastisur të flisni me ndonjë merakli të çajit të rusit, atëherë padyshim se ua ka përmendur çajin e rusit me zog. Bëhet fjalë për paketimin që ka një fotografi të bilbilit, e që është e brendit Emona.
Në tregun kosovar mund të gjeni disa lloje të çajit të rusit, por gjithsesi ky “me zog” është më i njohuri.

Platforma SaKushton ka analizuar çmimet në treg dhe ato variojnë nga 5.99 euro për 800 gr deri në 7.49 euro.

Çajin më të lirë e gjeni në SuperViva. Paketimin me 800 gr e blini për 5.99 euro.
Për një euro më shtrenjtë – 6.99, e gjeni në ETC dhe Interex. Bëhet fjalë për të njjëtin paketim e brend.
Në Albi Market e Begmart mund ta blini këtë paketim për 7.29 euro, derisa në Maxi Market dhe Meridian Express për 7.49 euro.