Byzylyk – ku e gjeni më së liri

27.06.2022

Shperndaje:

Në asnjë periudhë më shumë se tash, verës, byzylyku në dorën tuaj nuk del në pah.

Orën në njëren dorë e byzylykun në tjetrën, krijon një kombinim perfekt për ata që e duan këtë stil.

Në tregun online ka lloje të ndryshme të byzylykëve, qoftë prej metaleve të çmueshme, qoftë prej lëkurës kualitative dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Natyrisht, nëse doni që byzylyku juaj të dallohet nga ato që mund të blini nëpër tezgat e qytetit, atëherë ndani të paktën 20 euro.

Dhe byzylyku më i lirë mbi këtë çmim mund të porositet në dyqanin online Gjirafa50 për 21.17 euro. Është unik nga marka e njohur Beneto dhe i krijuar për femra të çdo moshe. Është i dizajnuar nga argjendi i pastër 925/1000 me prarim në rodium dhe vjen me gjatësi 20 cm. Ky aksesor zbukurohet nga një varëse elegante me formë infiniti dhe kristalet transparente të zirkonit.

Zgjidhje pa fund gjeni edhe në dyqanin tjetër online, PemaMall. Në këtë dyqan, byzylyku më i lirë kushton 25 euro dhe është i brendit Lee Cooper. Është i punuar nga çeliku që nuk ndryshket.

Dhe byzylyku më i shtrenjtë mund të porositet në Gjirafa50. Është i brendit Tommy Hilfiger dhe kushton 90.47 euro. Është për meshkuj dhe vjen i përpunuar nga lëkura me ngjyrë të kaltër, në dizajn atraktiv me mbërthim nga çeliku inoks me logo. Është i gjatë 21 cm me gjerësi 0.6 cm dhe peshon 15 gramë.


Për të parë të gjitha ofertat, kliko KËTU