16.03.2022
Shtëpi pa alete, thonë nuk ka. E në këtë kohë të një tregu të madh online, nuk ka qenë asnjëherë më e lehtë që një merakli të ketë të gjitha aletet – veglat e punës.
E një ndër to është edhe shpuesi, i njohur si burmashina (boormachine, kombinim i fjalëve turielë dhe makinë në holandisht).
Në tregun online janë disa lloje dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Shpuesin më të lirë mund ta gjeni në dyqanin onlinë PemaMall. Shpuesin e brendit gjerman Fieldman e blini për 61.90 euro. Në përshkrim thuhet se avantazh i kësaj pajisjeje është “pajtueshmëria e baterive 18 V në të dy opsionet 4000 mAh dhe 2000 mAh”.
Në Gjirafa50, shpuesin më të lirë e gjeni për 77.30 euro. Është brend polak, Verto.
Pos si shpues me rrotullime, kryen edhe funksionit e shpuesit me çakan, pra me rrotullim dhe goditje.
Në Gjirafa50, shpuesi më i shtrenjtë kushton 179.60 euro. Është po ashtu shpues dhe çekan dhe është i brendit të njohur britanik, Stanley.
Dhe, shpuesi më i shtrenjtë në tregun online mund të porositet në PemaMall. Është shpues dhe çekan me motor 1600 watt i brendit Yato.
Për të parë disa nga ofertat, kliko KËTU