28.09.2023
Biskotat më nuk janë veç diçka që ju shërbejnë të ëmbëlsoni gojën. Mes dhjetëra e dhjetëra llojesh, në tregun online gjeni biskota edhe me spec të djegëst, djathë cheddar apo me salcë kosi e qepë.
Gjeni biskota me miell gruri, integral, misri dhe me drithëra.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Biskotat më të lira i gjeni në Spar. Janë të brendit Vitaminka, me shije portokalli dhe paketimi 112 gr kushton 0.85 euro.
Po në Spar gjeni edhe biskotat Sempre, prodhim i Lirit. Paketimi 150 gr kushton 1.09 euro.
Në marketin 75Mall, biskotat më të lira kushtojnë 1.35 euro. Janë me drithëra dhe të pasura me fibra. Vijnë nga Italia dhe paketimi është 250 gr.
Në Begmart, gjeni biskota pak më të jashtëzakonshme. Brendi polak Kupiec ofron biskota me spec të djegëst, djathë cheddar dhe me salcë kosi e qepë. Paketimi ka 120 gr dhe kushton 1.38 euro.
Biskotat më të shtrenjta i gjeni në 75Mall. Janë të brendit Misura dhe me miell integral. Paketimi 320 gr kushton 2.90 euro.
Për të parë më shumë, kliko KËTU