15.07.2022
Pas një jave punë e plot ngarkesë, 2-3 birra është minimumi që secili “i meriton” për fundjavë.
Në tregun online gjeni lloje të ndryshme të birrave dhe me shumë zbritje. Shumë prej dyqaneve shërbejnë edhe online dhe mjafton t’i porosisni dhe ato mund t’u vijnë në shtëpi. Natyrisht, duhet t’i ftohni vetë.
Platforma SaKushton i ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Birrën më të lirë e gjeni në Spar. Birra Peja në shishe qelqi 0.33 L kushton 0.69 euro.
Për 0.69 në Maxi gjeni birrën hungareze Estrella Voll Damm. Është në shishe qelqi 0.33 L.
Për 10 centë më shumë, në Maxi gjeni birrë Peja në kanaçe 0.5 L. Për 0.79 euro mund të porosisni edhe birrën bullgare Staropromen. Vjen në shishe qelqi, me sasi 0.33 L.
Në dyqanin online Begmart, birrën më të lirë e gjeni për 0.94 euro. Është Budweiser me sasi 0.33 L.
Për më pak se 1 euro, birrë mund të porosisni edhe në Gjirafa50. Birra e njohur Peroni në shishe qelqi dhe me sasi 0.33 L kushton 0.99 euro. Në këtë dyqan online mund të porosisni edhe birrën Corona me çmim 1.35 euro, me shishe pak më të madhe se standardja – 0.35 L.
E njëjta birrë në dyqanin online Dërgesë kushton 1.39 euro.
Në treg janë edhe disa lloje të veçanta të birrave dhe ato kryesisht mund të porositen në Gjirafa50.
Mund të gjeni birra në shishe qelqi prej 0.5 L të brendit Peroni, si Gran Riserva, Gran Riserva Puro Malto, birrë e bardhë Gran Riserva dhe Gran Riserva Dopio Malto. Të gjitha llojet kushtojnë nga 1.90 euro copa.
Nëse dëshironi në sasi më të madhe, disa lloje ofrohen edhe me paketim x6.
Për të parë të gjitha ofertat, kliko KËTU.