Biçikletë elektrike – ku e gjeni më së liri

25.04.2022

Shperndaje:

Në kohën kur janë shtuar thirrjet për zëvendësimin e veturave me mjete alternative, për të mirën e natyrës dhe të vetë xhepit të banorëve, si zgjidhje shihen edhe biçikletat.

Dhe këto tirrje do të shtohen e do të përcillen me politika defavorizuese për ata që vendosin të kenë veturën mjet të vetëm transporti.

Nëse nuk jeni tip sportiv, atëherë në treg ofrohen edhe biçikletat elektrike. Për qytete me rrugë jo të rrafshta, këto lloj biçikletash mund të shihen si shpëtim, pasi disanatca e caktuar kalohet pa lodhje.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre në tregun online.

Për fillim duhet ditur se këto biçikleta hibride, që ecin me rrymë dhe me pedale, nuk janë edhe aq të lira.

Biçikleta më e lirë elektrike mund të porositet në 75Mall. Kushton 799 euro, ka rrotë me madhësi 20 inch. Është e brendit Ring, modeli RX 20, mund të mbajë peshë deri në 120 kg, koha e mbushjes së baterisë është 3-4 orë, paloset dhe ka ekran LCD ku jepen shumë të dhëna në kohë reale.

Në Gjirafa50, mund të porosisti biçikletën elektrike KS Energy, prodhim kroat, për 999 euro. Ka rrotë 20″, arrin shpejtësinë deri në 25 km/h, motori ka fuqi 250 Watt, kurse bateria 36W. Koha e mbushjes së baterisë është 4-5 orë dhe mban peshë deri në 120 kg. Biçikleta ka ngjyrë të zezë dhe të gjelbër, ndërkohë ofrohet edhe modeli me ngjyrat zi dhe hiri, po me të njëjtin çmim.

Ky lloj biçiklete, të dy ngjyrat, ofrohet edhe në dyqanin online PemaMall. Çmimi është i njëjtë për copë – 999 euro.


Për të parë më shumë, kliko KËTU