26.11.2021
Në kohën kur temperaturat kanë rënë dukshëm, ndonjëherë edhe ngrohjet, pavarësisht me çka ngrohemi, nuk mjaftojnë. Një batanije gjunjve nuk është zgjidhje e keqe.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar ofertën në tregun online.
Çmimi i batanijeve ndryshon shumë, varësisht nga materiali me të cilin është punuar, cilësia dhe madhësia.
Batanijen më të lirë, 100×140 cm, mund ta porositni në 75Mall. Janë disa lloje dhe janë me ofertë. Nga 8.50 euro mund t’i blini për 5.95 euro.
Për çmim të njëjtë mund ta blini edhe batanijen me figurë të macës me dimensione 90×100 cm.
Në 75 Mall gjeni edhe disa lloje të batanijeve, ndërkohë që më e shtrenjta është 15.96 euro, me ofertë. Çmimi i rregullt është 19.95 euro.
Në Maxi, batanija më e lirë është 8.99 euro. Është batanije me dimensione për një person të rritur, 150×200 cm. Njëjta madhësi e batanijeve ofrohet edhe në dyqanin eGjeta, por me çmim 10 euro. Ofrohen disa lloje të dizajneve.
Në eGjeta mund të blini edhe batanije njëngjyrëshe për një person me çmim 10.99 euro.
Ofrohen 10 ngjyra. Në këtë dyqan, batanijet më të shtrenjta janë ato me dizajn gjeometrik dhe një kushton 18.50 euro.
Në Gjirafa50 është oferta më e gjerë e batanijeve. Më e lira kushton 10.95 euro, që është për fëmijë dhe me mikrofibra. Dimenzionet i ka 90×110 cm.
Në këtë dyqan online gjeni batanije nga më të ndryshmet, për shtëpi, piknik, kamping dhe për raste urgjente që lihen në veturë, e të tjera.
Batanija më e shtrenjtë është ajo për kamping, që kushton 100.15 euro, ndërkohë për përdorim të shtëpi, më e shtrenjta është 51.33 euro. Është punim i thurur në stil skandinav me fije bambuje dhe pambuku.
Në Gjirafa50 gjeni edhe batanije për qen dhe kushton 1.8 euro.
Për të parë të gjitha ofertat për batanije, kliko KËTU