11.03.2022
Pa një aspirator të mirë në kuzhinë, që thith çdo gjë që përgatisim, nuk bën.
Dhe për fat, në treg ka lloj-lloj aspiratorësh dhe platforma SaKushton, ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Nëse doni të blini një aspirator të thjeshtë, atëherë duhet të ndani pak mbi 50 euro.
Aspiratori më i lirë mund të porositet në Gjirafa50. Kushton 58.07 euro dhe është i brendit Beko. Ka ndriçim LED dhe filtër karboni.
Në Aztech, aspiratori më i lirë kushton 74.99 euro, por emri i brendit nuk është specifikuar.
Në PemaMall, më të lirin aspirator e blini për 89 euro. Është i brendit Amica.
Në 75Mall, aty ku gjeni vetëm produkte të brendit slloven Gorenje, aspiratorin më të lirë e blini për 89.95 euro. Sipas përshkrimit, masa maksimale e tërheqjes është 350 metra kub për orë.
Në Neptun, aspiratori më i lirë që ofrohet është ai Beko me çmim 299 euro. Fuqinë thithëse e ka 537 metra kub për orë, ka dy ndriçues LED dhe flitër alumini.
Në këtë dyqan, gjeni edhe aspiratorin më të shtrenjtë në tregun online. Është i brendit Elica, modeli Nikola Tesla dhe kushton 1.999 euro.
Për të parë të gjitha ofertat, kliko KËTU