30.01.2024
Një prej ushqimeve më të preferuara të fëmijëve, por edhe të rriturve janë ato që në Kosovë njihen si pallaqinka. I gjeni edhe me emrat si krepa apo palpeta.
Janë të thjeshta për t’u përgatitur dhe kërkojnë pak harxh, por gjëja kryesore që duhet të keni është një tigan i sheshtë dhe me mbështjellje që nuk ngjet.
Por, ka edhe më mirë. Në tregun online gjeni edhe aparate të veçanta për pjekjen e krepave dhe platforma SaKushton ka krahasuar e analizuar çmimet e tyre.
Nëse doni të përgatisni krepa të vegjël, atëherë aparatin më të lirë e gjeni në Neptun. Është i brendit Fuego dhe mund të përgatisni 4 krepa njëherësh. Kushton 29 euro, por me kartelë të anëtarësisë e merrni për 14.99 euro.
Për 29 euro, pra pa zbritje, mund ta porosisni edhe aparatin për krepa të mëdha. Bashkë me të vijnë edhe shtagat në formë “T”, për shpërndarjen e brumit mbi sipërfaqe. Është po ashtu i brendit Fuego.
Pak më shtrenjtë, 42 euro, kushton aparati i brendit Ariete.
Nëse nuk doni aparat për krepa, atëherë mund të porosisni tigan për pjekjen e këtij ushqimi të shpejtë.
Më i liri mund të blihet në marketin online 75Mall. Ka diametër 25 cm dhe kushton 5.50 euro.
Tiganë për krepa ka edhe në dyqane tjera, ndërkohë më i shtrenjti mund të blihet në Neptun. Është i brendit Tefal, ka 25 cm diametër dhe kushton 42 euro.
Për të parë më shumë, kliko KËTU për aparat dhe KËTU për tigan