Aparat për hot-dog, ku e gjeni më së liri

17.07.2023

Shperndaje:

Sado “i pashëndetshëm” mund të jetë, prap mbetët një prej ushqimeve të shpejta të preferuara për shumëkë.

Një hot-dog, është gjëja më e lehtë për t’u përgatitur në shtëpi. Thjeshtë ju duhet një bukë sandviçi dhe një apo më shumë salsiçe.

Por në tregun online ka edhe një pajisje apostafat për përgatitjen e hot-dogëve. Është tenxherja që përgatit salsiçet me avull dhe kunjat e hekurt, që ndihmojnë në nxehjen e bukës dhe hapjen e vrimës për futjen e salsiçes.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Dhe, kjo pajisje më së liri mund të porositet në Gjirafa50. Është e brendit Clatronic, ka tenxheren për disa salsiçe dhe një kunj hekuri. Kushton 44.12 euro.

Në këtë dyqan online gjeni edhe pajisje të tjera, të brendeve të ndryshme. Për shembull një pajisje me dy kunja dhe një tenxhere e brendit Sencor, mund të porositet për 58.49 euro.

Zgjidhje keni edhe në dyqanin tjetër online, PemaMall. Më së liri i gjeni tenxheren veç apo pajisjen me kunja veç. Njëra kushton 50 e tjetra 89 euro. Janë të brendit Furber.

E nëse kërkoni pajisje me tenxhere dhe kunja bashkë, atëherë më të lirën në këtë dyqan e gjeni për 189 euro. Është me dy kunja dhe një tenxhere e brendit Nouvel.

Pajisjen më të shtrenjtë e gjeni po në PemaMall. Është një e brendit Weber Home. Vjen tenxherja dhe pajisja me katër kunja. Është profesionale dhe kushton 229 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU