15.01.2021
Prishtinë, 15 Janar – Sa kushton ka bërë krahasimin e çmimeve në zbritje të fushatës së fundit të kompanisë Neptun duke gjetur se ka ulje të çmimeve krahasuar me ofrues të tjerë të pajisjeve. Mirëpo, Sakushton ka gjetur se menjëherë pas fillimit të fushatës nga Neptun kompania Aztech ka reaguar duke i zbritur çmimet e disa produkteve të njëjta me Neptunin.
SaKushton ka krahasuar disa produkte, në mesin e këtyre edhe telefonin: Samsung Galaxy a20 3/32 GB dhe Samsung SM A31 4/64GB.
Neptun për telefonin Samsung Galaxy a20 32GB ka reklamuar zbritjen nga 219 EUR në 149 EUR. Kompania Aztech ka përcjellur çmimin e shitjes por duke reklamuar se çmimi origjinal ka qenë më i ulët. Në Aztech zbritja është nga 179 EUR në 149EUR. Kompania e shitjes on-line GJirafa 50 nuk ka bërë zbritje dhe këtë produkt mund ta gjeshë me çmim prej 178.8 EUR.
Për Samsung SM A31 4/64GB, Neptun ka bërë reklamimin e zbritjes nga 359 EUR në 219 EUR, kurse Aztech ka në shitje këtë produkt me çmim prej 269 të zbritur nga 299 dhe mbetet më shtrenjtë se sa zbritja në Neptun. Në faqen e Gjirafa nuk ka Samsung A31. Ofertuesi tjetër on line https://e-baa.com këtë telefon e ofron me çmim prej 259 euro me nje zbritje të reklamuar nga 359 euro.
Në mobi shopa këto telefona janë më të lirë por me garancione të kufizuara. A20 kushton nga 130 Euro ndersa A31 kushton nga 180 e më lartë. Çmimet ne mobishopa janë më të vjetër.