19.03.2021
Analiza e fundit e sakushton ka treguar se çmimet e kredive dhe kushtet e marrjes së kredisë janë në rënie të vazhdueshme. Eksperti bankar Kastriot Këpuska komenton rezultatet. Ai thotë se hapsira për rënie të mëtejshme është e vogël, shkruan Sakushton.
“Sektori bankar në Kosovë është shumë stabil dhe mjaft likuid. Rënia e normave të interesit, përpos stabilitetit financiar dhe shkallës së kontrolluar të kredive jo-performuese, ndodhë edhe për shkak të konkurencës. Për më tepër, ofertat e vazhduara të kredive hipotekare dhe kreditë më afatgjate ndikojnë dukshem në këtë rënie. Per këtë, një rënie e tillë është ndikuar edhe nga rënia e interesit në depozita”, thotë Kastriot Këpuska. Ai është një konsulent për çështje bankare dhe aagrobiznes me 20 vjet përvojë në këtë sektor.
Këpuska jepë arsyet e njejta edhe për procedurat më të lehta të huamarrjes. ”Një ndër arsyet kryesore mendoj që është edhe menaxhimi i duhur i kredive joperformuese. Deri më tani si dhe konkurenca gjithnjë e në rritje në tregun bankar”.
Për përparësitë që u ipen të punësuarve në ndërmarrje shtetërore Këpuska thotë se stabiliteti luan rol të rëndësishëm. “Të punësuarit në sektorin publik (ndërmarrjet shtetërore), sidomos profesionistet me shkathtësi dhe edukim të lartë, konsiderohen që janë klientë të cilët kanë kontrata afatgjate. Ata dhe kanë të ardhura stabile, të dokumentuara dhe qe i marrin permes sistemit bankar”.
Sa i përket rënies së mëtutjeshme të çmimit, Këpuska parasheh se kjo nuk mund të jetë shumë e madhe. ”Diferenca ndërmjet çmimit të depozitave dhe kostos operacionale në raport ndaj normave të interesit të kredive ka pak hapësirë për tu ngushtuar tutje. Institucione financiare kanë kosto të ndryshme të operimit. Reduktim i caktuar i tyre mund të ndikojë në uljen e mëtejmë të çmimit të financimit, por jo në një masë të theksuar”.
Për më shumë për sektorin bankar kliko këtu