Analizë: Çmimet në supermarkete java nga 26 marsi, Ducato di Mantova dhe Vita në lirim

26.03.2021

Shperndaje:

Çmimet e reklamuara në fletushka të hipermarketeve 26 mars.

Hipermarketet Viva Fresh Store dhe ETC kanë në lirim qumështin Vita që e shesin për Euro 0.69. Përderisa, Super Viva dhe Interex konkurojnë me qumështin serb Moja Kravica me çmim prej Euro 0.69. 

Hipermarketet janë të ndarë edhe në ofertën e shitjes së orizit.  Viva Fresh Store konkuron dhe Ducato di Mantova, al dente me çmim prej 0.86 për kilogram (EURO 0.69 për paketim 800 gr); Super Viva konkuron me orizin Mondiva me çmim 1.07 për kilogramn (Euro 0.75 për paketim 700 gr). Interex konkuron me brendin e vet Top Budget me çmim 1.12 për kilogram apo 0.79 për paketim. 

Sa i përket mishit hipermarketet kanë ofertë për pulë të plotë. ETC me brendin Prim chant me çmim 1.94 për kg, 1.75 për një pulë 900 kg. Brendin e njejtë Super Viva e shet për 1.89 për kilogram. Viva Fresh Store ka në ulje pulën turke Çekin me çmim prej 2.30 për kilogram. Suxhuku Tradita në ETC është në zbritje duke u shitur për Euro 3.29 për kg; përderisa Super Viva shet Suxhukun, Buquku për 3.19. 

Sa i përket miellit hipermarketet konkurojnë me paketime nga 25 kilogram: ETC: Delino për Euro 8.49, Viva Fresh me Sofra për 7.99, Super Viva me Pozherani për 7.49, dhe Interex me Top Buget për 7.99. 

Brendet 

Prej brendeve veçojmë pelenat Pampers me çmim prej 13.59, në Viva Fresh Store  dhe Prince Kafe turke 200 gr për 1.75 në Viva Fresh Store dhe ETC. Në Interex Nutella 400 gr ka çmim prej 2.47, dhe pija energjike Golden Eagle shitet për 0,35 në Superviva. 

Fletushkat ETC, Viva Fresh Store, Super Viva, Interex