Analizë broshura e Neptun për lirimet deri në Mars

23.02.2021

Shperndaje:

Sakushton ka bërë një analizë të çmimeve të publikuara në broshuren e Neptun për zbritjet që do të zgjasin deri në mars, duke krahasur çmimet me ofertuesoit e tjerë të produkteve që janë 100 për qind identike. 

Për telefonat Blackview a60 dhe a80 Neptun ka çmimin më të mirë se e gjeta duke i shitur për Euro 69 përkatësisht Euro 89 që është çmim më i ulët se shitësit tjerë që këtë telefon e shesin për 89 përkatësisht 103. Këta dy telefonë nuk janë në shitje në “mobi shopa” ku çmimi i telefonëve zakonisht është më i ulët por nuk ka garancion. 

Neptun konkuron edhe me dy telefonë të tjerë Samsung A20E që ofrohet me Euro 139 i liruar nga 179, përderisa i njejti telefon në E-baa nuk ka lirim dhe është në shitje për 179, përderisa Aztech pas zbritjes e shet këtë telefon për Euro 139. Sa i përklet telefonëve premium Naptun ka ulur çmimin e Samsung s21 Ultra nga 1350 në 1289.    

Sa i përket televizionëve Neptun në faqen e parë reklamon televizionin LG 49 inch me çmim prej 399 të ulur nga 479. Sakushton nuk ka gjetur modelin e njejtë te shitësit tjerë Kosovar por ka krahasuar këtë çmimet në rajon ku çmimi me lirim është 456 euro.

Kur dëshironi tê krahasoni çmime kërkoni produkte në sakushton