05.03.2021
Prishtinë, 5 mars – Sakushton ka zgjedhur të hulumtojë zbritjet e telefonave Samsung, më të shiturit sipas Gjirafa 50. Çmimet e celularëve të popullarizuar janë krahasuar në mes të platformave.
Telefoni Samsung Galaxy A51, 4GB/128GB (review anglisht), është një ndër produktet që është pjesë e fushatës së Gjirafa 50. Kjo kompani e ka ulur çmimin në 299.50 (nga 359.50); ky telefon te Neptun kushton Euro 299 (nga 359); përderisa në Aztech telefoni nuk është në zbritje dhe kushton Euro 329, ndërsa Egjeta.com e shet po të njëjtin telefon më çmim Euro 330 të zbritur nga 380.
Zbritjt e telefonave përfshijnë edhe modelin Samsung Galaxy A20E, 3GB/32GB (shiko cmimet në amazon). Gjirafa mall këtë produkt e shet me çmim të zbritur Euro 175.56 (nga 199.50); në Neptun i njejti telefon shitet për Euro 139 (nga 199). Aztech nuk ka zbritje dhe e shet telefonin me çmim të rregullt EUR 179; përderisa telefoni në Egjeta.com shitet me çmimin e zbritur Euro152.82 (nga 191.02).
Gjithashtu pjesë e fushatës së zbritjes në Gjirafamall është edhe Tableti Samsung Tab A 2019 (T290), 2GB/32GB (review anglisht), i cili poashtu gjendet në të gjitha kompanitë dhe dyqanet online, por me çmime konkurruese. Gjirafamall e shet tabletin e firmës Samsung T290 me çmim Euro 129.50 (nga 159.50); Neptun e shet tabletin me çmim të zbritur Euro 129 (nga 159). Në Aztech tableti gjendet me çmim të rregullt pa zbritje EUR 139, dhe në Egjeta.com shitet për Euro 129 (nga 135).
Për më shumë çmime kërkoni databazën tonë dhe krahasoni çmimet, shikoni produktet tjera të teknologjisë. Na shkruani se cilin produkt doni ta hulumtojmë.