Airpods – ku i gjeni më së liri

24.12.2021

Shperndaje:

Nëse puna e juaj është e lidhur ngusht me veturën dhe telefonin, atëherë keni një telash. Mirëpo ka edhe një zgjidhje – Apple Air Pods, dëgjuese “të mençura” pa kablo.

Klik –k’qyre n’Sakushton: Airpods

Me Air Pod në vesh, ju mund të vozisni e të flisni në të njëjtën kohë pa problem, të vraponi e të dëgjoni muzikë apo t’i shfrytëzoni edhe për punë të tjera.

Natyrisht, për t’i blerë një palë Air Pods të mira, duhet të ndani pak më shumë para, mes 120 e 200 euro. Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet në tregun online.

Apple Air Pods më të lira mbi këtë çmim të përcaktuar mund të blihen në Gjirafa50. Kushtojnë 128.45 euro dhe janë prodhim i vitit 2019. Ndalen e ndizen automatikisht. E dallojnë kur janë në veshët tuaj dhe ndalen menjëherë nëse ju i largoni ato nga veshët.

Në Gjirafa50 gjeni edhe dy lloje tjera të Air Pods, me çmim 149.50 dhe 169.55 euro.

Në dyqanin eGjeta mund të porosisni Air Pods, viti i prodhimit 2019 – gjenerata e dytë, me çmim 163.50 euro. Vijnë me kuti të karikimit.
Të njëjtat Air Pods, në Neptun mund t’i blini për 199 euro.