22.01.2021
Laboratori Euro Lab i vendosur në ndërtesën e vjetër të Aeroportit të Prishtinës reklamon se rezultatet e testit, pas marrjes së mostrës mund të mirren “brenda dy orëve”.
Pas pyetjeve të Sakushton del se kjo nuk është plotësisht e saktë dhe se rezultatet në rastin më të mirë mund të mirren pas dy ore me kusht që testi bëhet rafsh në ora 16:00 ose në ora 22:00.
Sipas zyrtarëve të laboratorit testi bëhet kryesisht për njerëz që dëshirojnë të udhëtojnë dhe mostrat mblidhen që testi të bëhet tri herë në ditë. Kur analiza fillon procesimin, sipas zyrtarëve të laboratorit bëhet për dy orë.
“Nëse vini para orës 12 rezultatet i merrni në ora 14:30. Nuk e bëjmë për dy orë pasi ne punojmë me mostra të grumbulluara”, i kanë thënë platformës Sakushton zyrtarët e laboratorit.
Ky laborator është i vendosur në objektin e vjetër të Aerportit të Prishtinës Adem Jashari.